“Me cilin është k*rva?", Arben Ndoka kërkon ndihmën e Ervis Martinaj për të eleminuar kundërshtarin

Aktualitet

“Me cilin është k*rva?", Arben Ndoka kërkon

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me planin e ish-deputetit Arben Ndoka për të vrarë Durim Bamin, si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në vitin 2017.

Sipas burimeve, për këtë plan ai ka kontaktuar me disa personazhe të botës së krimit, e mes të cilëve edhe Ervis Martinajn. Ky i fundit i ka garantuar se do të financojë ai për realizimin e vrasjes.

Në komunikimet që ata kanë pasur me njëri tjetrin në 2020, Martinaj i ka shkruar se nga informacionet e tij, Durim Bami ndodhej në Ksamil. Martinaj i kërkon më tepër detaje për adresën, dhe e pyet nëse do që t’i dërgojë “çunat e tij”.

“Me cilin është k*rva, pa këto çerrat? A dihet adresa e saktë? Ti nis me motorr 2 çuna? Makinë me ik atje thu? Me targa koti, a ikin dot? Ta jap unë audin, është super makinë, 270 në orë ecën. Marrin e targa rezervë ndoshta e s’kanë nevojë me e djeg fare.

Gati e kam, është e vjedhme…gati e ke Audin. Nuk kam kë çoj se i kam të zanë, ço njeriun tat, që ësht shok me këto çunat, me i mar shkoj unë i marr, nqs duhet, po kryn punë, Audin e ke gati, në Mamurras në autostradë, s’ka kamera. Çelesi i audit është sipër gomës mrapa”, i shkruan ndër të tjera Martinaj, ndërsa Arben Ndoka i përgjigjet duke i thënë se në orën 6 të mëngjesit do të shkojë dikush për të marrë makinën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion