Më 18 Prill nis fluturimi i parë, merret vendimi për krijimin e doganës për Aeroportin e Kukësit

Aktualitet

Më 18 Prill nis fluturimi i parë, merret vendimi për krijimin e

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e zonës doganore për aeroportin e Kukësit, i cili do të nisë fluturimin e parë më datë 18 Prill. Në vendim thuhet se shtrirja e zonës doganore është një sipërfaqe prej 781 682 m2 sipas planit të vendosjes. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

“V e n d i m për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Testi për uljen e avionit të parë në Aeroportin e Kukësit u krye më datë 3 Mars. Një avion u ul shumë pranë pistës ndërsa procesi u ndoq nga afër nga ministrja Belinda Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion