Mbeti mes flakëve, kolegët flasin për 33-vjeçarin hero: Na zëvendësonte edhe kur mungonim

Aktualitet

Mbeti mes flakëve, kolegët flasin për 33-vjeçarin hero: Na

Arjan Sala, i lakuar si heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punon në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë.

Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore.


Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e fundit. Arjan Sala është baba i një fëmije 2 vjeç. I vetmi që punon në familjen e tij.

Jeton me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.

Prej dy ditësh magazina vijon të digjet ndërsa shpresat që 33-vjeçari të jetë gjallë janë të pakta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion