Meta: Kryengritja antikomuniste e Kavajës, mesazh për rininë e sotme që po përballet me të keqen

Politikë

Meta: Kryengritja antikomuniste e Kavajës, mesazh për rininë e

Presidenti Ilir Meta përkujton në këtë 26 mars protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se “Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi.

E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.

Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë! ????????”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion