Mbyllja e Tik Tok, Rama: Procedura në smartphonat ka përfunduar, hakerat do bëjnë namin

Aktualitet

Mbyllja e Tik Tok, Rama: Procedura në smartphonat ka përfunduar,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Sy m’sy” duke lajmëruar se ka përfunduar procedura për mbylljen e platformës Tiktok në telefonat ‘smart’.

“Mirmëngjes nga unë dhe bufi im i bukur. Së pari një lajmërim a informacion si të doni

Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion