“Moska dëshiron të zgjasë luftën”, Macron pas takimit me Zelenskyn: Sanksionet duhet të forcohen

Bota

“Moska dëshiron të zgjasë luftën”, Macron pas

“Rusia nuk mund të vendosë kushte për armëpushimin 30-ditor”, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas një takimi dypalësh me Volodymyr Zelensky në Paris në prag të samitit të Koalicionit të Vullnetit.

“Rusia tregon gatishmëri për të vazhduar luftën“, tha Macron, që më pas njoftoi dy miliardë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën. Për sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, presidenti francez kërkoi që ato të forcohen për sa kohë të vazhdojë pushtimi.

Ndërkohë, një ndihmës i lartë i presidentit Volodymyr Zelensky tha për AFP se Ukraina ka nevojë për një kontribut “serioz” nga Evropa në formën e trupave të gatshme luftarake, dhe jo paqeruajtësve, pas përfundimit të armiqësive me Rusinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion