Mbi 61 mijë çështje në prokurori vetëm në një vit, Olsi Cela: Ja qarku ku ndodhën më shumë krime

Aktualitet

Mbi 61 mijë çështje në prokurori vetëm në

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka prezantuar sot, 14 tetor, raportin e organeve të Prokurorisë në vend para deputetëve në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve.

Theksioi se qarku me koeficientin më të lartë të kriminalitetit rezulton Saranda, ndërsa është rritur numri i çështjeve të trajtuara nga Prokuroria në rang vendi.

“Viti 2024, ashtu si paraardhës, vijoi të ishte mjaft kompleks për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm për shkak të numrit të ulët të prokurorëve.

Megjithatë profesionalizmi i tyre, pavarësisht ngarkesës, bashkëpunimi shumë i mirë institucional me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme, dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore. Në organin e Prokurorisë janë trajtuar 61 167 materiale, rritje 10.52% në krahasim me 1 vit më parë.

Mbi 47 mijë procedime penale janë ndjekur, 4.79% rritje krahasuar me 2023-in, nga të cilat mbi 24 mijë janë procedime të regjistruara penale. 22 441 janë procedime të mbartura dhe 179 janë të rifilluara.

Numri më i madh i procedimeve rezulton në Prokurorinë Tiranë, rreth 35.5% të totalit, ndërsa me numrin më të ulët mbeten Dibra dhe Kukësi, diku rreth 2.5%. Koeficienti i kriminaliteti për 100 mijë banorë është 1097, ndërkohë që në 2023-in, ka qenë 872. Përqindjen më të ulët e ka qarku i Beratit dhe më të lartin e ka pasur Saranda.”

Tendenca e kriminalitetit

Procedimet penale për pastrim parash, rritje e lartë me 59%

Falsifikim monedhash dhe letrash me vlerë, 49% rritje

Krimet në fushën e doganave, afërsisht 40%

Veprat penale në lidhje me veprimet bankare, mbi 33%

Theksoi se ka një rritje të numrit të procedimeve për krimet kundër jetës të kryera me dashje, me 21.7%. I njëjti fenomen me krimet seksuale dhe veprat penale kundër fëmijëve.

Janë përfunduar 24 591 çështje gjatë 2024-ës, rritje me 5% krahasuar me vitin 2023. 36.7% e tyre janë dërguar për gjykim, 9030 çështje të dërguara në gjykatë në total.

Deklaroi se një tendencë të rritjes së çështjeve të pushuara, për shkak të zbatimit të ligjit të amnistisë.

“13062 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal.  Në vitin 2024, rreth 60% të të pandehurve të regjistruar osë për rreth 34% të personave nën hetim, është kërkuar caktimi i masës shtrënguese. Rezulton se afro 59.5% e kërkesave lidhen me caktimin e masës së sigurimit me arrest. Vetëm në 31 raste në total është kërkuar masa e garancisë pasurore. 

Është kërkuar “arrest me burg” ndaj 3078 personave dhe “detyrim paraqitje” ndaj 2612 personave. Dukshëm, ka një tendencë të masave më ekstreme”, tha Çela.

 

ME TE LEXUARAT