“Inteligjenca Artificiale na ndihmon të kapim majat”, Rama: E keqja e të qenurit në pozicionin tim është…

Politikë

“Inteligjenca Artificiale na ndihmon të kapim majat”, Rama: E

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në forumin e Investimeve ËB6- Bashkimi Europian, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.

Rama gjatë fjalës së tij në forum, u shpreh se inteligjenca na ndihmon që të kapim majat, ndërsa theksoi se janë hapur dyert për të gjithë inovatorët.

Po ashtu nuk munguan batutat e kreut të qeverisë me të rinjtë, ku tha se ‘e keqja e të qendurit në pozicionin tim është që të japin merita që nuk i kam’.


Rama: E para dhe e keqja e të qenurit në pozicionin tim është që të japin merita që nuk i kam. Jo për modesti, por për të zbutur flakën e entuziazmit. Dua të theksoj se kjo e sotmja është puna e disa njerëzve të tjerë.

Natyrisht, unë kam bërë pjesën time, por dua të vlerësoj Senidën vetë – jo për t’i kthyer fjalën e mirë, por sepse prania ime këtu është rezultat i “kërcënimit” që Senida bëri me zyrën time, duke abuzuar me lidhjen që ka me asistenten time. Më thanë: “Shko, se Senida tha kështu, kështu.”

Është një përpjekje që Delina ka bërë si ministre e Sipërmarrjes dhe tani do ta vazhdojë e do ta çojë përpara si ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Dua të falënderoj drejtoren e AKSH-it, që është flamuri i kësaj përpjekjeje. Sot është bërë një “anije” që vërtet na nderon, por edhe na motivon e frymëzon, pasi shohim se sa shumë mund të bëjmë akoma.

Kemi rënë dakord ta çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët, me bërthamë Agjencinë e Ekselencës që ne kemi krijuar para pak kohe dhe do ta vëmë në dispozicionin tuaj.

Kjo do të thotë që duam që startup-et të kenë mundësi të aksesojnë institucionet, të shohin nga afër problematikat, por edhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre – atë brumë që është baza e zgjedhjes së inteligjencës.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT