Emri/ Plagosi babanë me dy djemtë në Pejë pas sherrit për shit-blerjen e një makine, autori në arrati

Kosovë&Rajon

Emri/ Plagosi babanë me dy djemtë në Pejë pas sherrit

Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Autori i ngjarjes është 21-vjeçari Agron Gashi ku pas një mosmarrëveshjeje, ai ka qëlluar mbi tre persona, babanë dhe dy djemve të tij.

Tre viktimat janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë. Mëngjesin e sotëm është arrestuar një person lidhur me rastin e plagosjes. Ai është arrestuar nën dyshimet për dhënien e ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokuroria dhe policia kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e të dyshuarit kryesor. Këtë e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli. Sa i përket motivit mësohet jozyrtarisht, se viktimat me të dyshuarin u takuan për shit-blerjen e një makine, ku konflikti u zgjerua më tej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion