Mbeti i v'rarë nga sulmi në Ksamil, ky është 20-vjecari portugez Luis Miguel Varela Mendes

Aktualitet

Mbeti i v'rarë nga sulmi në Ksamil, ky është 20-vjecari

Ky djalosh është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote” që i mori jetën në mënyrë të tmerrshme. 

20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht.

Natën e ngjarjes së rëndë, të rinjtë po merrnin pjesë në një festë në “Principote”, ku performonin disa DJ francezë. Sipas raportimeve, pas batutave mes grupit nisi një debat për zhurmën, ndërsa konflikti më pas u zhvendos në plazh.

Sipas policisë, shtetasi francez David Heurtevent e goditi Mendes me grushte, ndërsa punonjësi i sigurisë Sokrat Lipan, i njohur edhe si Sokrat Vata, e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Vata ka pretenduar se thika i përkiste viktimës dhe se gjatë konfliktit ia mori nga dora përpara se ta godiste. Ky version po shqyrtohet nga hetuesit.

Pas ngjarjes, Vata u kap në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, të cilët dyshohet se po e ndihmonin të largohej drejt Tiranës. Pamjet e Report TV kapën edhe momentin kur policia e nxorri atë nga bagazhi dhe e shtriu në tokë.

David Heurtevent dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, vijojnë të jenë në kërkim.

Katër kamerierë dhe katër persona që kryenin rolin e truprojave, mes tyre një punonjës policie, një punonjës i burgjeve dhe një polic bashkiak, janë të arrestuar sepse dyshohet se atra nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe nuk e raportuan krimin e tmerrshëm. 

Në total, për ngjarjen janë arrestuar 11 persona.

ME TE LEXUARAT