Makina u bë copa, 3 të vdekur në aksidentin tragjik të Durrësit, çfarë ndodhi? Shkaqet kryesore sipas EKSPERTËVE

Aktualitet

Makina u bë copa, 3 të vdekur në aksidentin tragjik të

DURRËS -  Përplasja e ndodhur në rrugën dytësore ishte aq e fortë sa në vendin e ngjarjes humbën jetën 24-vjeçari Kleo Vrioni që drejtonte makinën, 25-vjeçarja Sara Brugantelli, të dy sapomartuar dhe adoleshenti Alvi Muhaxhiri

Aksidenti tragjik është regjistruar orët e para të mëngjesit në Manzë, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore të zonës, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.

Dy nga viktimat e aksidentit; 24-vjeçari Kleo Vrioni që drejtonte makinën, 25-vjeçarja Sara Brugantelli

Në lidhje me shkaqet kryesore që sollën këtë aksident, foli për  "Ora News" eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi, i cili u shpreh se orari që ka ndodhur aksidenti është një fashë orare e cila njihet biologjikisht si koha e gjumit të thellë.

Ky detaj ka ngritur dyshimet kryesore se drejtuesi i mjetit ka qenë në një gjendje të rënduar lodhjeje dhe përgjumjeje në momentin e përplasjes.

"Ashtu siç është thënë dhe në njoftimet e mediave të ndryshme në shtyp që kanë bërë për shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, duke marrë shkak dhe nga vetë ora e ndodhjes së tij që është ora 2 pas mesit të natës, gjithmonë që është ora e traditës së gjumit, tregojnë që drejtuesi i mjetit në këtë duhet të ketë qenë në një gjendje të lodhur dhe të përgjumur. 

Pra, kjo ka dhënë dyshimet e para që mund të lindin për ndodhjen e këtij aksidenti është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit për shkak të lodhjes së tij ose kaplimit nga një gjendje e përgjumur.

Nuk po themi dot, nuk po themi dot se presim që të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore për të thënë në qoftë se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike apo i dehur apo jo, këtë do ta nxjerrë më tej ekspertiza mjeko-ligjore", u shpreh Luzi.

ME TE LEXUARAT