Partnerja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin shqiptar

Showbiz

Partnerja italiane e Lorik Canës qëndis flamurin shqiptar

Ish-futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana po shijon momentet më të bukura me familjen e tij, bashkëshorten italiane Mocina Ercoli dhe dy fëmijët e tyre.

Cana nuk është shumë aktiv në rrjete sociale por kur poston sigurohet të marrë vëmendjen e jo vetëm ndjekësve të tij por edhe mediave.

Ai ka postuar para pak orësh në “Instatsory” një moment kur bashkëshortja e tij qëndis me shumë dashuri flamurin shqiptar.

Monica duket shumë e përkushtuar në atë që po bën ndërsa, Lorik përpiqet t’i tërheqë vëmendjen duke e thirrur “Marigo”, gruaja që besohet se qëndisi flamurin, të cilin Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

Ky veprim simbolik është një dëshmi e respektit dhe dashurisë së saj për kulturën dhe vendin e bashkëshortit të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion