"Masserati" luksoz merr flakë papritur në rrugën Sarandë-Gjirokastër

Aktualitet

"Masserati" luksoz merr flakë papritur në rrugën

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse. Zjarr kishte përfshirë pjesën e përparme të automjetit me targa AB 803 RX.

Ekipet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi duke përdorur ujë dhe arritën të izolojnë dhe të shuajnë plotësisht flakët.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme të mjetit, pa pasoja në njerëz.

ME TE LEXUARAT