Çahet asfalti i aksit Përmet–Skrapar (ndërtuar nga Salillari në 2019 ); hyrja në qytet e bllokuar prej 3 orësh

Aktualitet

Çahet asfalti i aksit Përmet–Skrapar (ndërtuar nga

Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika.

Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti i aksit nacional Skrapar-Përmet, një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma “Salillari”.

Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.

Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion