Rrugë alternative pas bllokimit te 'Arra e Gurrës', vështirësohet qarkullimi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh

Aktualitet

Rrugë alternative pas bllokimit te 'Arra e Gurrës',

Korçë-Në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh ditën e sotme është vështirësuar qarkullimi i mjeteve, ndërsa është shtuar edhe fluksi i mjeteve.

Burime bëjnë me dije se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamiona që thuhet se janë të OSHEE-së.

Këta të fundit kanë mundur të hapin krahun në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.

Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar, ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen totale të rrugës.

Prej pesë ditësh qarkullimi drejt juglindjes është ndërprerë për shkak të degradimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas. Shembja e rrugës dyshohet se ka ardhur nga erozioni i vazhdueshëm, i cili mund të jetë përkeqësuar nga gërryerjet masive në basenin e lumit Shkumbin.

Tashmë qytetarët nga Tirana mund të udhëtojnë drejt Korçës vetëm përmes rrugës Tiranë–Elbasan–Gramsh–Moglicë–Lozhan–Maliq–Korçë, ndërsa distanca totale është 210 kilometra, ndërsa koha e udhëtimit llogaritet mesatarisht 4-5 orë./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion