Deti përparon drejt tokës, shemb nje pjesë të pedonales në Golem

Aktualitet

Deti përparon drejt tokës, shemb nje pjesë të pedonales

KAVAJE- Pedonalja në bregdetin e Golemit ka pësuar dëmtime nga erozioni detar. Një pjesë e saj është shembur siç shihet ne pamjet e Report TV, duke rritur rrezikun për kalimtarët.

Deti është afruar pranë tokës dhe uji i kripur po e dëmton pedonalen në mënyrë të vazhdueshme, pasi nuk ka një bazament të fortë.

Bizneset lokale kanë nisur vetë punimet për riparimin e saj, duke marrë leje nga bashkia e Kavajës.

Kjo është hera e dytë që pedonalja riparohet nga vetë bizneset, duke treguar nevojën për ndërhyrje më efikase, për shkak se deti po i afrohet gjithnjë e më shumë tokës./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion