Mashtronin qytetarët si “Posta Shqiptare”, si u zbulua skema e dy kinezëve në Shqipëri, synonin vjedhjen e 50 mln eurove

Aktualitet

Mashtronin qytetarët si “Posta Shqiptare”, si u zbulua skema e

Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shtetasve shqiptarë në operacionin e pak ditëve më parë ku u arrestuan 2 kinezët, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç.


Burime pranë policisë bëjnë me dije se përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. 2 kinezët, pasi erdhën në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal, u akomoduan në një hotel shumë afër qendrës së kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin.

Ata kishin planifikuar që të qëndronin për disa ditë në Shqipëri, do largoheshin dhe pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit. Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të "darkweb" dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e 2 kinezëve.

Si rezultat, u çel një procedim me metoda speciale hetimi, i cili përfundoi me sukses. Hetimi është në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion