Mashtrohet kërcimtari Tan Brama! Bashkëpunëtori i mban peng 19 milionë

Aktualitet
Mashtrohet kërcimtari Tan Brama! Bashkëpunëtori i mban peng 19

Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për një projekt që titullohet “Tirana Open”, zhvilluar në Liqenin Artificial të Tiranës.

Bashkëpunëtori i tij, më saktë personi që do bënte lidhjen mes shoqatës që fitoi projektin dhe artistit Brama, quhet Indrit Picalli, i njohur mes miqve me emrin Eni. Donatorët kanë bërë shlyerjen e pagesave, por Dritani nuk ka marrë asnjë lekë, ndërkohë që ka shumë detyrime pa shlyer, njëkohësisht dhe disa prej tyre i ka bërë me paratë e tij.

Nga ana tjetër, Indrit Picalli ka firmosur dy deklarata noteriale, ku i njeh Tan Bramës dy detyrime me nga 9.5 milionë lekë, në total 19 milionë lekë. Indriti e kaloi afatin e premtuar në qershor 2024, ndaj së bashku me Tan Bramën, Piranjat lanë një takim sqarues me të riun, i cili dha justifikime të ndryshme lidhur me mungesën e korrektesës ndaj Tan Bramës. Megjithatë, ai premtoi se shumë shpejt do ta bënte shlyerjen e detyrimeve.

Me anë të një mesazhi ai i premtoi Tan Bramës se do i jepte 7 milionë lekë të vjetra më datë 11 tetor, por nuk e mbajti fjalën. Për më tepër, dërgoi drejt koreografit një mesazh shantazhues, ku e udhëzonte Tanin të kishte kujdes për veprimet që kryente./PIRANJAT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion