“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier

Aktualitet
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”,

Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.

Epiqendra mësohet se ka qenë në fshatin Kurjan, ndërsa tërmeti ra në orën 19:32. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë.

Top Channel ka shkuar ne fshatin Kuman ku ka qen epiqendra e tërmetit, banorët kanë dalë për disa minuta në rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.

“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.

“Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion