Masakroi me thikë dy persona dhe u dogji trupat, 30 vite burg për Fatmir Dervishin

Aktualitet

Masakroi me thikë dy persona dhe u dogji trupat, 30 vite burg për

Masakroi me thikë dy persona dhe u dogji trupat, 30 vite burg për Fatmir Dervishin

Pas dy dekadash nga masakra e 1 janarit të 1997 në zonën e Alessandria ku u vranë dhe u dogjën dy persona është dënuar autori i ngjarjes së rëndë. Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm e më pas me 30 vite burg.

Mësohet se ai midis natës së 31 dhjetorit 1996 dhe 1 janarit 1997 vrau dy persona. Nga detajet e zbardhura mësohet se një nga viktimat ishte prerë në fyt ndërsa tjetri tjetri ishte masakruar me 27 plagë me thikë dhe një plumb në ballë. Pas vrasjes autori dogji trupat e pajetë me idenë që krimi i rëndë që kreu të mos zbardhej.

Ndërkohë tani pas shumë vitesh autori u dënua ndërsa mohoi para gjykatës që ka qenë ai që i vrau dy viktimat.

“Nuk isha unë,” tha ai por kjo nuk mjaftoi për të bindur gjyqtarët profesionistë të Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion