Merret vendimi, në këtë datë Fatmir Mediu del para GJKKO për “Gërdecin”, zbulohet gjyqtari i çështjes

Caktohet data e seancës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Seanca do të mbahet në dhomë këshilli më 27 korrik.
Burimet thanë se gjyqtari i çështjes do të jetë Erjon Çela.
Disa javë më parë, SPAK kërkoi rigjykimin e dosjes ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.
Gjykata e Lartë e dërgoi cështjen për kompetencë në GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.


