“Strategjia e tij ishte…”/ Tani zbulon bisedën private me Luizin në dhomën e rrëfimit

Showbiz

“Strategjia e tij ishte…”/ Tani zbulon bisedën private

Aktori i humorit Tan Brahimi, vendosi të largohej me dëshirën e tij nga “Big Brother Vip”, pas më shumë se dy javësh qëndrim.

Ai tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet, teksa tashmë që ka dalë, Tani i është rikthyer rrjeteve sociale, të cila ka treguar se i ka tashmë si “punë.”

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live në “TikTok”, ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë dhe sigurisht ka ndarë me ta pak nga eksperienca e tij në “Big Brother Vip.”

Një fans e ka pyetur Tanin në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat.

E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola.

Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion