Belsh/ E zë korenti gjatë punës, humb jetën i riu, punonjës i OSHEE-së

Aktualitet

Belsh/ E zë korenti gjatë punës, humb jetën i riu,
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën në krye të detyrës.

Viktima është shtetasi K. Z., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike.

Grupi hetimor dhe Prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:
Belsh/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion