Marrëveshja me Italinë, anija me 15 emigrantë mbërrin në Portin e Shëngjinit

Aktualitet

Marrëveshja me Italinë, anija me 15 emigrantë mbërrin

Një anije me 15 emigrantë nga Italia është ankoruar pasditen e sotme, 26 qershor në portin e Shëngjinit.

Anija ka mbërritur në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar disa muaj më parë mes vendit tonë dhe qeverisë Meloni.

Aktualisht në kampin e Gjadrit janë rreth 30 emigrantë të dëbuar.

ME TE LEXUARAT