Hodhi shokun nga ura dhe fshehu krimin, Majlind Habibi del sot para Gjykatës së Durrësit për vrasjen e 33-vjeçarit

Aktualitet

Hodhi shokun nga ura dhe fshehu krimin,  Majlind Habibi del sot para

Në gjykatën e Durrësit pritet të zhvillohet masa e sigurisë ndaj shtetasit Majlind Habibi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit më 2 dhjetor.

Ngjarja kriminale u zbulua një javë më pas nga policia e Durrësit që ndaloi si autor të dyshuar fqinjin e viktimës, 35-vjeçarin Habibi që e ka shtyrë qëllimisht në kanalin e ujërave të ndotura, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Më pas e ka mbajtur të fshehur krimin, ndërsa familjarët e viktimës dhe policia ishin vënë në kërkim të Shkozës 33-vjeç.

Trupi i tij u gjet më 5 dhjetor në kanal, ndërsa më 10 dhjetor policia njoftoi ndalimin e fqinjit të tij Habibi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion