Refuzohet kërkesa e kryebashkiakut të Tropojës për masën “arrest shtëpie”, SPAK shtyn mbylljen e hetimeve

Aktualitet

Refuzohet kërkesa e kryebashkiakut të Tropojës për

Në seancën e verifikimit të hetimeve dy mujore avokati i Rexh Byberit tha se klienti i tij ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye duhet ndryshuar masa e arrestit shtëpiak. 

Gjyqtarja Etleva Deda në një seancë me dyer të mbyllura vendosi që të lërë në fuqi masën e arrestit shtëoiak per kryebashkiakun e Tropojës i hetuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim me nën kryetarin.

Raporton se sot pritej të komunikohej mbyllja e hetimeve për dy funksionarët e pushtetit lokal  të Tropojës, por kryebashkiaku nuk u paraqit . Ndaj prokurori i çështjes siç bëjnë me dije burimet nga grupi i hetimit këtë fazë proceduriale e ka shtyrë.

Ndërkohë avokati i kryebashkiakut zoti Artan Lazaj i tha Top Channel se do kërkojë riekspertim të dëmit ekonomik dhe mjedisor pasi nga të gjitha aktet rezulton se nga ana e Bashkisë nuk është shpenzuar asnjë lek. Sot-  tha Artan Lazaj- nga ana e qeverisë po për këtë rrugë që është nën hetim, me sa jam informuar është miratuar fondi nga ana e qeverisë që e ka kërkuar Bashkia e Tropojës me objekt rehabilitimin e kësaj rruge.

Pyetjes së Top Channel se perse nuk u paraqit këtë të premte Rexh Byberi – Lazaj u përgjigj : është e drejta e tij proceduriale që interesat e tij ligjore të përfaqësohen nga avokati mbrojtës në mungesë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion