“Mankthi” i bizneseve në Kavajë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Aktualitet

“Mankthi” i bizneseve në Kavajë, arrestohet në

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar, i akuzuar për vjedhje. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale O.P, ka kryer një sërë vjedhjesh, disa prej tyre, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, që për arsye hetimi, inicialet nuk  janë bërë me dije.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

I. P., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", pasi ka tentuar të vjedhë transformatorin e energjisë elektrike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (për arsyje hetimi nuk behën të ditura gjeneralitet e tyre) janë autor të 5 vjedhjesh banesash dhe dyqanesh në Qytetin e Kavajës”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT