Fushatë online, Rama: Kemi restauruar 38 xhami dhe kisha, janë atraksione për turistët

Politikë

Fushatë online, Rama: Kemi restauruar 38 xhami dhe kisha, janë

Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online, ku liston punën që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë. Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

25 ditë larg zgjedhjeve parlamentare, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e xhamive dhe kishave që janë restauruar vitet e fundit. Më pas ai ka faktuar se 38 xhami dhe kisha janë restauruar dhe shpëtuar prej rrënimit, që sot janë kthyer në atraksione të preferuar turistike.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

ME TE LEXUARAT