Sot seanca e tretë, Haradinaj dhe Gucati përballë Gjykatës së Hagës

Kosovë&Rajon

Sot seanca e tretë, Haradinaj dhe Gucati përballë Gjykatës

Ditën e sotme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të përballen me Gjykatën Speciale në Hagë. Mediat kosovare shkruajnë se kjo është konferenca e tretë për ecurinë e çështjes, e cila do të mbahet në orën 15:00.

Kujtojmë se në dhjetor të 2020, në seancën e 14 dhjetorit u konfirmuan akuzat ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj.

Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë

ME TE LEXUARAT