“Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe”/ Humbi jetën në aksident, Vikena Greku jetonte prej vitesh në Gjermani

Aktualitet

“Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe”/ Humbi

18-vjeçarja Vikena Greku, e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël.

Burime nga familjarë të afërt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.

Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyshërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve, për t’i marrë me vete në Gjermani.

Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje. Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion