U kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen edhe armë gjahu dhe një motomjet

Aktualitet

U kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Ervin Kaftira, i arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në periferi të kryeqytetit.

Policia e Tiranës bën me dije se Ervin Kaftira u vu në pranga në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, ku dhe iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës, nga forcat blu atij iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, të cilat janë sekuestruar bashkë me kokainën, 1 motomjet dhe 1 celular.

U kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i

Burime bëjnë me dije se Kaftira ishte nën monitorim disa muaj nga uniformat blu, të cilat po ndiqnin lëvizjet dhe aktivitetet e tij.

Ai njihet në Tiranë për aktivitetin me makina luksoze me qira dhe mjete retro.

U kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”.

U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion