Aksidenti te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja përcillet në banesën e fundit, Arbër Xhaxhaj në gjendje të rëndë psikologjike

Aktualitet

Aksidenti te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja përcillet në

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Aksidenti te Ura e Dajlanit/ 18-vjeçarja përcillet në

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, pritet të dalë sot para gjykatës për vlefësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës. Mjeti thyu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.
Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit, ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion