Malko e mori peng dhe e dhunoi, babai i Leonard Dukës “humb kujtesën" në sallën e gjyqit: Nuk e njoh Santiagon, as Vis Martinaj

Aktualitet

Malko e mori peng dhe e dhunoi, babai i Leonard Dukës “humb

Muhamet Duka, babai i kreut të klanit “Duka”, është paraqitur këtë të martë në sallën e gjyqit për të dëshmuar në procesin penal që ka nisur ndaj djalit të tij Leonard Duka. Ky i fundit dhe anëtarët e tjerë të grupit akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Malko ishte mik dhe njeri i besuar i Ervis Martinaj dhe siç ka dalë nga hetimet dhe komunikimet në “SKY ECC”, kishte marrë peng Muhamet Dukën dhe e kishte dhunuar, pas përplasjeve mes grupeve Martinaj e Duka.

 Mirëpo, sot në sallën e gjyqit Muhamet Duka ka mohuar të jetë cënuar fizikisht apo me fjalë nga ndonjë person. I pyetur nga prokurori Behar Dibra, ai ka thënë se nuk e njeh fare shtetasin Santiago Malko dhe as e ka takuar ndonjëherë. Po kështu, edhe Ervis Martinaj.

,Nuk e njoh shtetasin Santiago Malko, as kam patur kontakt, as se njoh as se di se kush është. Nuk jam shqetësuar, kërcënuar në asnjë rast prej këtij shtetasi. Djemtë e mi me sa di unë nuk kanë patur konflikt me këtë shtetas. Shtetasin Ervis Martinaj nuk e njoh. Në dijeninë time, djemtë e mi nuk kanë patur konflikt me këtë shtetas”, ka deklaruar ai.

Muhamet Duka është paraqitur për herë të parë para togave të zeza si dëshmitarë, sepse në seancat e kaluara nuk ka marrë pjesë, me pretendimin se ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Mirëpo, vetëm pasi GJKKO dha urdhër për shoqërimin e tij, nëse do ishte e nevojshme edhe me polici, ai sot është paraqitur si dëshmitarë.

“S’më ka ndaluar asnjëherë në asnjë mënyrë dikush në rrugë. S’di të jenë plagosur a konfliktuar djemtë e mi. Këto dy djem kam. S’jam lënduar kurrë nga dikush as me fjalë as me veprime. S’ka dal njeri të më thotë kurrë një gjysmë llafi. S’jam goditur kurrë nga dikush, skam ndodhur kurrë në ndonjë përplasje. S’di pajtim mes djemve të mi dhe Mumajesi, absolutisht nuk di gjë.

Nuk e njoh Gëzim Mumajesin. Rivelino Mumajesin e kam parë si çun lagjeje. Me djalin rrija rrallë, shumë shumë rrallë. Nuk më është kërkuar kurrë të ndërhyja në diçka. Ervis Martinaj se kam dëgjuar, as se njoh as se kam parë as se di. Se kam dëgjuar ndonjëherë. Santiago Malkon e kam dëgjuar vetëm më media”, është shprehur Muhamet Duka.

ME TE LEXUARAT