Shqipëria nën “kthetrat” e zjarreve, Ministria u bën thirrje qytetarëve: Tregoni KUJDES

Ministria e Mbrojtjes ka bërë së fundmi bilancin ku dhe ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në vendin tonë.
Përmes një njoftimi zyrtar, ministria bën me dije se këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit, por fatmirësisht janë vënë në kontroll nga zjarrfikësit.
Për neuturalizimin e flakëve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse, ndërkohë që u bën apel qytetarëve që përgjatë ditës së sotme të tregojnë kujdes pasi sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave pritet “nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
“I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha. Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara! Avion për Emergjencat Civile
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.
Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur "Mali i Kolajt", Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.
Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës.


