Makinën mbushur me heroinë, në pranga 33-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij greke në Selanik

Aktualitet

Makinën mbushur me heroinë, në pranga 33-vjeçari shqiptar

Një 33-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit. Hetimet shkuan përtej makinës. Policia greke gjeti edhe 25 parcela me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.

Mediat greke shkruajnë se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza e grabitjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.

ME TE LEXUARAT