Pesë të lënduarit nga përplasja e varkave në Koman, transportohen në spital me helikopter

Aktualitet

Pesë të lënduarit nga përplasja e varkave në Koman,

19 gusht 2026 – Dy mjete lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën në Liqenin e Komanit, pasditen e kësaj të mërkure.

Policia e Shkodrës thotë se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pesë persona, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Mjetet po udhëtonin nga Komani në drejtim të lumit të Shalës ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin.

Në Koman ka mbërritur edhe helikopteri i Shëndetësisë si dhe një helikopter ushtarak, të cilët transportuan të lënduarit drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet po punojmë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT