Makina përplaset me shtyllën në Lushnje-Rrogozhinë, lë pa energji gjithë zonën

Aktualitet

Makina përplaset me shtyllën në Lushnje-Rrogozhinë, lë

Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e të dieles në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Policia tha se një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me një shtyllë tensioni të mesëm dhe më pak ka përfunduar në kanalin anësor tek shtylla e radhës.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Konjat.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga shpejtësia e lartë shtylla është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të ndihmuar situatën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes ndërsa grupi i avarive të OSShE ka nisur punën për rilidhjen e energjisë elektrike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion