Makina doli nga ura dhe rrezikoi të binte në humnerë, shpëtohet grupi i turistëve gjermanë në Koman

Aktualitet

Makina doli nga ura dhe rrezikoi të binte në humnerë,

Një grup turistësh nga Gjermania kanë shpëtuar për mrekulli mbrëmjen e sotme, në aksin Koman – Vau i Dejës.

Turistët ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, kur për shkak të rrugës tërësisht të shkatërruar, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës, janë aksidentuar.

Makina e tyre, pjesërisht ka dalë nga ura duke rrezikuar të përfundojë në një humnerë mbi 30 metër dhe pastaj në ujërat e liqenit.

Pasi kanë shpëtuar turistet kanë njoftuar banorët dhe këta të fundit u kanë ardhur në ndihme. Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e makinës dhe shpëtimin e turistëve.

Rruga Vau Dejës – Koman, e cila frekuentohet nga mijëra turistë nga e gjithë bota është jashtë çdo standardi duke regjistruar vit pas viti aksidente te renda me pasojë vdekjen e turistëve, banorëve dhe punonjësve të hidrocentraleve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion