U arrestua në Durrës, ish-deputeti Jurgis Cyrbja transferohet me policë drejt Tiranës

Aktualitet

U arrestua në Durrës, ish-deputeti Jurgis Cyrbja transferohet me

Pas disa oresh ne policine e Durresit, ish deputeti Jurgis Cyrbja eshte nisur rreth ores 22.10 i shoqeruar nga policia drejt Tiraes. 

Ai u arrestua rreth orës 18:45 minuta, teksa ishte në shoqërinë e shoferit.

Çyrbja tashme do paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë ku do ti njoftohet vendimi i marre ndaj tij ne mungese.

Arrestimi me urdher te SPAK eshte kryer pasi dyshohet se Çyrbja ka dalë në komunikimet e Sky Ecc.

Per kete ceshtje, SPAK ka marrë informacione nga autoritetet belge, franceze etj për komunikimet e kryera në Sky Ecc permes rrjetit te Europolit.

Arrestimi i Cyrbjes, u pasua me kontrolle në banesën e ish deputetit dhe në Shijak, ku policia dhe BKH zhvilluan kerkime edhe për personazhe të tjerë të dyshuar të krimit.

Zyrbjes i është sekuestruar makina dhe celulari qe po verifikohen tashme nga ana e hetuesve.

Njoftimi i SPAK: 

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;

“Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Treimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion