Makina përplas të moshuarin në Elbasan, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Elbasan. Mësohet se rreth orës 19:50 një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor 80-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri.
I lënduari njoftohet se është në spital ku po merr kujdes shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50 , në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.


