Video/ Burri sulmon me grushta, shkelma e shkop 3 vajza të reja në mes të Prishtinës

Kosovë&Rajon

Video/ Burri sulmon me grushta, shkelma e shkop 3 vajza të reja në mes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë është filmuar duke dhunuar 3 vajza me grushte, shkelma e një shkop.

Ngjarja ka ndodhur më 1 gusht në në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Ende nuk dihet shkaku që burri sulmoi tri vajzat me një mjet, ku në video shihet teksa i godet ato.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.
Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.


“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion