Joe Biden deklasifikon dokumentet që lidhen me sulmet e 11 shtatorit

Bota

Joe Biden deklasifikon dokumentet që lidhen me sulmet e 11 shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden këtë të premte ka nënshkuar një urdhër ekzekutiv për të deklasifikuar dokumentet që lidhen me hetimin e FBI -së për sulmet e 11 shtatorit 2001.

Urdhri vjen vetëm pak ditë para 20-vjetorit të sulmeve dhe që parashikon që Prokurori i Përgjithshëm të lëshojë dokumentet e deklasifikuara gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Familjet e viktimave të 11 shtatorit po padisin qeverinë saudite në një gjykatë federale në Nju Jork për përfshirjen e supozuar në sulm dhe kanë treguar se duan informacion se kush i financoi dhe i mbështeti sulmet.

Ata janë shprehur se një premtim i mëparshëm nga FBI për lirimin e disa dokumenteve nga hetimi nuk ka shkuar aq larg sa duhet dhe kërkuan një rishikim më gjithëpërfshirës të deklasifikimit.

Familjet e viktimave i kanë bërë presion presidentit që t’i nënshtrohet një rishikimi të deklasifikimit, duke paralajmëruar se nëse nuk veprohet, ata do të “kundërshtojnë publikisht çdo pjesëmarrje të administratës së tij në çdo ceremoni përkujtimore të 11 shtatorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion