Nuk ndalen aksidentet, tre të vdekur brenda pak orëve në Tiranë e Kurbin

Aktualitet

Nuk ndalen aksidentet, tre të vdekur brenda pak orëve në

Nuk ndalen aksidentet ne vend. Ne nje hark kohor prej vetem pak oresh ne Tirane dhe ne Mamurras kane ndodhur dy aksidente me pasoje vdekjen e tre personave.

Aksidenti ne Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 23:00, në rrugën e “Rinasit”, mjeti me drejtues shtetasin P. Gj., ka përplasur shtetasin M. D., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti ne Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip "Toyota" ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

ME TE LEXUARAT