Lufta me Palestinën, Izrael falenderon Shqipërinë për mbështetjen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu me anë të një postimi në Tëitter ka falenderuar një sërë shtetesh për mbështetjen që po i jep Izraelit, gjatë luftës me vendasit, palestinezët. Në postim, është rreshtuar edhe Shqipëria.
“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këto javë, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave, ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!”, shkruan ai.

Aktualisht në Palestinë janë vrarë mbi 150 persona ku të paktën 41 janë fëmijë. 1.000 të tjerë janë plagosur. Ndërsa në Izrael, janë vrarë vetëm 10 persona, përfshirë dy fëmijë.


