Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit

Bota

Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit

Shtëpia e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas është bombarduar nga Izrael, në një valë  sulmesh ajrore në Rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ushtria ka bombarduar shtëpinë e udhëheqësit të përgjithshëm të grupit të Hamas-it, Yehiya Sinëar. Sakaq, edhe militantët e Hamas-it janë kundërpërgjigjur, duke lëshuar qindra raketa në Izrael.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se sulmet nga ana e tyre nuk do të ndalen, derisa t’i japin fund këtij konflikti. Nga krahu tjetër, presidenti i SHBA, Joe Biden, ka zhvilluar një telefonatë me Netanyahu-n dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas, për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën e krijuar.

Deri më tani, sipas raportimeve 141 persona kanë mbetur të vrarë në Gaza, përfshirë 39 fëmijë e 22 gra. Ndërsa dhjetë persona janë vrarë në Izrael, përfshirë dy fëmijë. Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit erdhi pas javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor, i cili arriti kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion