Bella Hadid nuk mban dot lotët pasi sheh gjendjen e Palestinës pas luftës (Foto)

Bella Hadid, modelja e mirënjohur me origjinë palestineze është një nga të paktët VIP-a që mbrojnë këtë luftë dhe padrejtësi që po i bëhet Palestinës, nga Izrael. Ajo ka publikuar një foto teksa qan, kur sheh gjendjen e Palestinës, pas luftës me Izraelin.
“Unë ndjej një dhimbje të thellë për Palestinën dhe për vëllezërit dhe motrat atje. Kur shikoj video të luftimeve, më thyhet zemra në 100 copa. Ju nuk mund të lejoni veten tuaj të desensibilizoni për të parë jetën njerëzore duke u marrë. Thjesht nuk mundesh! Jetët palestineze janë jeta që do të ndihmojë në ndryshimin në botë”, shkruan ajo.

Ndërkohë, në protestën që u bë në SHBA, modelja nuk mungoi. E veshur me ngjyrat e flamurit palestinez, Bella kërkon drejtësi për Palestinën.
Sakaq, në protestat e së dielës që u zhvilluan në Nju Jork për shpërthimin e godinës ku punonin gazetarët e Associated Press, të Al-Jazeera dhe mediave të tjera, modelja u shfaq në mes të turmës, me veshje tradicionale palestineze dhe flamur në duar.


