Lojëra fati në lokal, arrestohet administratori! Pranga dhe pesë qytetarëve që u kapën ‘mat’ duke luajtur poker

Aktualitet

Lojëra fati në lokal, arrestohet administratori! Pranga dhe pesë

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni i koduar “Poker”.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker, vihet në pranga administratori i lokalit. Në pranga dhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Sekuestrohen shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit:

– E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion