Të moshuarit dhe të rinjtë dynden në internet, për çfarë i  përdorin shqiptarët rrjetet sociale

Aktualitet

Të moshuarit dhe të rinjtë dynden në internet, për

86,2% e grupmoshave 16 deri ne 74 vjeç e përdorin internetin, ndërsa 13.8% prej tyre jo. Sipas te dhënave te INSTAT ne këtë periudhe kjo shifër është rritur me 3.1% krahasuar me vitin 2023.

Por nga e marrin përdoruesit shqiptarë internetin? Referuar te dhënave, pothuajse të gjithë janë përdorues të celularëve ku edhe kanë akses në internet. Me një ulje me vitet e kaluara, internet në kompjuter kanë 29,2% e shqiptarëve dhe 19,4% përmes laptopi dhe tableti.

Ndërkohë thuajse te gjitha familjet shqiptare kane akses ne internet por me shume preferohet lidhja përmes rrjeteve mobile me 99,3% te përdoruesve sesa rrjeti fiks me fibër apo kabllo me 91,5%.

Por për çfarë e përdorin Shqiptarët internetin? Sipas të dhënave ka një rritje te përdorimit te internetit me 3.3% për qëllime bankare dhe 1,5% për qëllime shëndetësore ne aplikacionin e-Albania, dhe leximi i lajmeve ne rrjetet sociale me 1,3%.

Ndërkohë rritje kane shënuar edhe individët qe blejnë online me 90.3% kryesisht për te blere rroba, këpuce dhe aksesore, ndërsa me shume se gjysma e përdorin internetin për te porositur ushqimin ne shtëpi.

Ndërkohë përdorimi i teknologjisë për te ofruar shërbime nga autoritet shtetërore për qytetaret janë rritur kryesisht për detyrimet e qytetarëve deklaratën tatimore, njoftimin për dokumentet zyrtare.

Rritjen me te madhe e ka shënuar marrje informacione për aplikacionet zyrtare dhe shkarkimi i formularëve zyrtare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion