“Rama i çoi çantat me para në SHBA”- Godet Agim Nesho: Dekorimi i Dumanit, qoka e fundit

Politikë

“Rama i çoi çantat me para në SHBA”- Godet Agim

Ambasadori Agim Nesho thotë se SPAK nuk po tregohet i barabartë me të dy anët e politikës. “Nëse është drejtësi e vërtetë nga SPAK, duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Jo për dikë, pa prova ta arrestosh, siç është lideri i opozitës. Dhe për një tjetër, që po shet çdo gjë kombëtare... Për njërin mund ta lejojë, pavarësisht se mund të prishë dokumentet dhe të tjerat, siç është zoti Veliaj, kurse ish-presidentin e Republikës e tërheq zvarrë. Domethënë nuk ka paritet këtu, këtu ka ndëshkim dhe një orkestrim të SPAK-ut”, tha Nesho i ftuar në “Off the Record”  në A2 CNN.

Sipas tij, Dumani është i varur nga socialistët pasi kërkon të zgjasë mandatin. “Dhe kush mund ta zgjasë? Ajo maxhorancë”. “Njeriu më i korruptuar në botë, që çon çanta me para për të blerë zyrtarët më të lartë... që nuk ka më skandal... Në Amerikë, në një shtet që është shteti më demokratik i botës dhe fuqia më e madhe që mban rendin dhe ti blen influencë politike”, tha Nesho.

Sa për vlerësimin që mori së fundmi Altin Dumani, si kampion i antikorrupsionit, Nesho shtoi: “Këto janë qokat e fundit. Njerëzit që projektuan dhe bënë këtë skenar, të cilët i thanë gjysmës së popullit shqiptar, “do hani bar”... që nuk mendoj se as përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara e dinte këtë shprehje siç e ka thënë Enver Hoxha. Por kjo është keqdashësia”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion