Lirohet kandidati i arrestuar në Sarandë, Adriatik Lapaj: Gjithcka ishte e stisur!

Aktualitet

Lirohet kandidati i arrestuar në Sarandë, Adriatik Lapaj: Gjithcka

Adriatik Lapaj ka reaguar ne lidhje me arrestimin e kanddidatit te tij ne Sarande, Ergys Isufi per te cilin gjate dites u raporua se ishte kapur me lende narkotike. 

Sipas Lapajt, kandidati eshte liruar para mbremjes dhe ngjarja ka qene e stisur. 

"Pushteti e bëri lajmin që i duhej dhe media buçiti. Në pak orë personi u lirua pasi siç dhe ata e dinë ishte e stisur.

Si dhe kush e stisi do dalë rrugës.
Jeni vemje!
Numri 6 i ka lebetitur", shkruan Lapaj ne rrjetet sociale.

Me heret gjate dites, mediat raportuan se kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës, Ergys Isufi, është ndaluar nga policia.

Sipas policise, kandidatit të Adriatik Lapajt iu gjet një dozë kokainë me vete, që burimet thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak.

Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbajë nesër Nisma Shqipëria Bëhet.

Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu. 

 

ME TE LEXUARAT